E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Kaka, i gatshëm për aksion

Leite Kaka është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Milanit të enjten, në konferencë për shtyp të mbajtur në qendrën stërvitore Milanello.

Mesfushori brazilian thotë se është i gatshëm ta japë kontributin për Rossonerët qysh në fundjavë, pasi u rikthye pas katër vjetësh qëndrimi në Real Madrid. “Jam i gatshëm për të luajtur. E kam bërë këtë të enjten e kaluar dhe, edhe pse ishte një miqësore, kam shënuar dy gola. Nuk e di se sa kohë më nevojitet të jem në top formë, por jam gati të luaj”, deklaroi 31 vjeçari.

“Janë ditë mjaft emocionuese për mua, po e shijojmë me bashkëshorten time këtë periudhë, Mua më duket se nuk jam larguar kurrë nga Milani. Rikthehem dhe gjej bashkëlojtarë të rinj, por ndjenjat janë të njëjta. Është një emocion i madh”, vazhdoi përfaqësuesi brazilian./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›