E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prezantohet trajneri i ri i Flamurtarit, Francesco Moriero

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Francesco Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit.

Pas largimit të trajnerit spanjoll Garcia, klubi vlonjat ka prezantuar teknikun e ri.

Për Moreiron është një rikthim në futbollin shqiptar pas eksperiencës sezonin e kaluar me Laçin. Flamurtari thekson se, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.

“Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.

Bashkë drejt objektivave të mëdha. Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›