E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prezantohet zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe gradohen 15 kolonelë të rinj, Vengu: Investim në kapitalin njerëzor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit në detyrë të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Altin Kurti, dhe ku u gradua gjithashtu personeli i sapotitulluar me gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura.

Vengu u shpreh se, “15 kolonelë të rinj shtojnë edhe më shumë peshën dhe cilësinë e trupave tona, të cilët mbeten të angazhuara për të ruajtur sigurinë e vendit dhe për të mbajtur lart flamurin shqiptar në misionet dhe detyrat ndërkombëtare”.

““Pasurimi” i Forcave të Armatosura nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor, ndërsa investimi në kapitalin njerëzor mbetet objektiv kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Vengu.

1 nga 18

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›