Prezantuesja shqiptare që po çmend Bosnjën
Adriana Kurtishaj, shqiptarja 25 vjeçare e lindur në Slloveni, po i çmend boshnjakët në televizionin OBN. Pas shumë viteve të kaluara në Slloveni, destinacioni i Adrianës ka qenë Sarajeva, ku para 5 viteve filloi punë në televizionin OBN, fillimisht si prezentuese e motit.
E shkolluar në fushën e ekonomisë, ajo rastësisht futet në botën e televizionit. Televizioni ku punon ajo është shumë urban dhe modern kështu që Adrianës i pëlqen kjo punë që bën dhe shikuesit e saj janë shumë të kënaqur me të. Pas një viti si prezentuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianës i japin një detyrë të re duke filluar udhëheqjen e një shou program zbavitës të quajtur Nedjeljom popodne apo në shqip si formati E diell, ku edhe sot e kësaj dite e drejton.
Një nga projektet më të mëdha të karierës së saj është dhe udhëheqja e spektaklit Zvijezde pleu apo Yjet kërcejnë të cilin spektakël e ka udhëhequr bashkë me kolegun e saj Fetahagić Fedja, ndërsa pas këtij spektakli ajo fillon një tjetër akoma më të madh të quajtur Stars with stars.
Adriana për momentin është një nga femrat më të popullarizuara dhe më të bukura në mbarë Bosnjën, me disa mega programe pas vetes, një rol udhëheqës në television, mijëra fansa, paparaci që e ndjekin nga shkon, që do të thotë se është një shoë girl tepër e famshme.