Prezenca e OSBE-së, mbështetje për forcimin e transparencës në Gjykatën Kushtetuese

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Forcimi i transparencës, efikasitetit dhe kapaciteteve institucionale mbetet në thelb të mbështetjes nga Prezenca e OSBE-së për Gjykatën Kushtetuese.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot një tryezë pune, duke bashkuar zyrat kryesore të Gjykatës për të shqyrtuar ecurinë e Planit Strategjik të Gjykatës (2024-2026) dhe zbatimin e masave për arritjen e objektivave gjatë gjithë këtij viti.
Në takim, ku u analizuan masat e zbatuara gjatë vitit 2024, me fokus efektivitetin e tyre, mori pjesë edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Diskutimet u fokusuan në ecurinë e mëtejshme për arritjen e objektivave strategjikë në vitet në vijim.
Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet e përkushtuar për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese duke forcuar kapacitetet e saj në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
1 nga 6/r.e/