E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Ekspertet mbrojten Meten


Dritan Prifti, duke komentuar raportin paraqitur Gjykatës së Lartë nga 3 ekspertët shqiptarë, e ka vlerësuar atë si diskreditues për drejtësinë shqiptare.

“Në të vërtetë nuk prisja rezultat tjetër, prisja që ata të mbronin Metën. Jo më kot të shtunën, para se ekspertët të publikonin ekspertizën, u takuan në kafe “Europa” me avokatët e Metës. Përse duhet ta bënin këtë? Unë nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën, por të diskretitonin më shumë drejtësinë dhe vendin”, ka deklaruar Prifti.

Zoti Prifti ka kundërshtuar përfundimet e ekspertëve, duke përsëritur edhe një herë tjetër se nuk ka ndërhyrje në Në të vërtetë nuk prisja rezultat tjetër, prisja që ata të mbronin Metën. Unë nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën, por të diskretitonin më shumë drejtësinë dhe vendin

Dritan Prifti
Ish-ministër i METE materialin filmik.

“Këta ekspertë kanë thënë që ka mundësi të mëdha ndërhyrjeje, apo se zëri nuk dëgjohet mirë. Unë ju deklaroj se nuk ka asnjë ndërhyrje, as ën figurë dhe as në zë. Ftoj TCH që ta japë përsëri videon, të plotë. Videoja ka një shirit me orën, minutat dhe sekondat. Cdo shqiptar në ritransmetim mund ta shohë dhe të konstatojë se nuk ka asnjë ndërhyrje. Është e vërtetë që në disa pjesë zëri është i paqartë apo mezi dëgjohet, por të gjithë e panë që pjesët më të rëndësishme janë të pastra”, ka theksuar Prifti.

Duke u rikthyer prapa në kohë, pikërisht disa ditë pas publikimit të videos, Prifti ka kujtuar një deklaratë të Ilir Metës.

“Meta, disa ditë pas publikimit të videos, pranoi se ka qenë në zyrën time, sqaroi se c’ishte 7 përqindëshi dhe pse bënte presione për të punësuar njerëz në administratë. Nuk besoj se një ekspertizë me gënjeshtër u mbush mendjen njerëzve se ajo nuk është e vërtetë”, ka nënvizuar Prifti.

Nëse Ilir Meta del i palagur nga kjo histori, tha ai, nuk besoj se do të ketë më shqiptar që të besojë tek drejtësia. Dhe që kjo mos të ndodhë, Prifti i ka propozuar Gjykatës së Lartë një ekspertizë të re ndërkombëtare.

“Gjykata e Lartë, nëse është vërtetë e pavarur, duhet të kërkojë një ekspertizë të re dhe të huaj. Jo nga ekspertë privatë, por t’i kërkohet një vendi të BE-së që të bëjë një ekspertizë nga policia shtetërore dhe shkencore. Nëse del që ka prekje, unë jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mija politike”, është shprehur Prifti.

Raportin e tre ekspertëve Dritan Prifri e ka cilësuar si një betejë të humbur kundër korrupsionit por jo humbjen e një lufte, për të cilën ai tha se do të vazhdojë misionin për transparencë dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Video Meta-Prifti
Ku ndryshojnë konkluzionet
Ekspertët nuk zbardhin videon

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Schultz: Kjo qeveri dështoi
Martin Schultz, lideri historik i së majtës në Parlamentin Europian, në një intervistë për Top Channel deklaron se refuzimi i statusit është përgjegjësi e qeverisë, të cilën ai e konsideron si të dështuar dhe që nuk ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Wollfarth: Duhet dialog mes palëve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka zhvilluar një vizitë në vendgrumbullimin e mbeturinave në komunën Bushat, nga ku ka deklaruar se partitë politike duhet të bashkohen dhe të vihen në lëvizje për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Ligji i mbetjeve, Berisha: Kthimi nga Presidenti, politik
Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat për kthimin e ligjit të mbetjeve, u shpreh se mazhoranca do të trajtojë në mënyrë kushtetuese cdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve. Rama: Do të heqim taksa
Duke e vënë theksin tek propozimet e Partisë Socialiste dhe tryeza e drejtësise e bojkotuar nga mazhoranca, kreu i saj Edi Rama tha se opozita do të vazhdojë të ndjekë atë që e quajti politikë e dorës së shtrire në emër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Imuniteti dhe vullneti politik
Dorian Koci - Politika shqiptare është një “sallatë frutash”, më tha një i njohuri im. I mësuar me epitete të tjera për politikën tonë, e luta të ma shpjegonte më tej mendimin e vet.

Lajmet kryesore

Ekspertët nuk zbardhin videon
Ekspertiza në gjykatë: Dëgjuam tik-takun, jo zërin e Metës
Ku ndryshojnë konkluzionet
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Buxhet “i varfer” 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›