Prifti Gjykata te marre ekspertize te huaj

Deputeti Dritan Prifti deklaroi se në video-regjistrimin e bisedës së tij dhe Ilir Metës, nuk ka asnjë ndërhyrje në zë apo në figurë, ndërsa ftoi Gjykatën e Lartë që të kërkojë ekspertizë të re, që mund të kryhet nga një polici shkencore e një vendi apo e disa vendeve të Bashkimit Evropian.
"Kjo ekspertizë le të jetë bazë për gjykimin e Ilir Metës. Nëse dalin prova dhe fakte që në atë video ka prekje në zë dhe figurë unë jap dorëheqjen nga të gjitha detyrat dhe i nenshtrohem drejtësisë", tha Prifti, në një konferencë për media, duke komentuar konkluzionet e ekspertëvë të dhëna në Gjykatën e Lartë.
Deklarimet e tre ekspertëve shqiptarë, Prifti i konsideroi si diskretituese për sistemin shqiptar të drejtësisë.
"Nuk prisja asnjë rezultat Video Meta-PriftiEkspertët nuk zbardhin videon tjetër të punës së këtyre ekspertëve, prisja që ata të punonin për të mbrojtur Ilir Metën", tha Prifti. Sipas tij, beteja që paraqitet këtë radhë është e fortë, pasi sot ajo bëhet mes mafias dhe sundimit të ligjit, mes të drejtës dhe të padrejtës, mes shtetit të kapur nga krimi dhe shtetit që duhet të bëjë drejtësi.
Duke patur te kopje te plota te konkluzioneve, ne edicionin e ores 19:30, Top Channel do te sjelle nje analize te dy ekspertizave, asaj amerikane dhe ekspertizes se eksperteve shqiptare, qe po ngre shume pikepyetje dhe polemika mbi procesin per videoskandalin Meta-Prifti.Na ndiqni ne www.top-channel.tv.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Wollfarth: Duhet dialog mes palëve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka zhvilluar një vizitë në vendgrumbullimin e mbeturinave në komunën Bushat, nga ku ka deklaruar se partitë politike duhet të bashkohen dhe të vihen në lëvizje për zhvillimin dhe integrimin e vendit. Ligji i mbetjeve, Berisha: Kthimi nga Presidenti, politik
Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat për kthimin e ligjit të mbetjeve, u shpreh se mazhoranca do të trajtojë në mënyrë kushtetuese cdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve. Rama:Do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë
Në mbledhjen e së hënës të grupit kuvendor socialist, kreu Edi Rama falenderoi pjesëmarrësit në tryezën e organizuar për cështjet e drejtësisë, ndërsa e konsideroi si të pajustifikuar shprehjen brutale dhe mungesën e përfaqësuesve të mazhorancës.
Imuniteti dhe vullneti politik
Dorian Koci - Politika shqiptare është një “sallatë frutash”, më tha një i njohuri im. I mësuar me epitete të tjera për politikën tonë, e luta të ma shpjegonte më tej mendimin e vet. Ambasadori danez dhe rrobat e reja të "Perandorit"
Andrea Stefani - U bënë më shumë se dy dekada që shqiptarët po jetojnë si në përrallën “Rrobat e reja të Perandorit” të shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen.
Lajmet kryesore
Ekspertët nuk zbardhin videon
Ekspertiza në gjykatë: Dëgjuam tik-takun, jo zërin e Metës
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
Kukës, konflikti me minierën
Wollfarth: Duhet dialog mes palëve