Prifti Jo ndeshkime kolektive
"Unë kam pritur 28 familje të zonës ku është hequr energjia dhe i kam parë librezat e tyre të pagesës së energjisë që ishin të firmosur edhe të paguara deri në muajin e fundit. Nga ky verifikim nxjerr që këta njerëz janë duke u dënuar padrejtësisht në një dënesë kolektive", tha Prifti.
Zoti Prifti thotë se kjo po ndodh me bekimin e autoriteteve, të cilat ligji i ngarkon për të mbrojtur konsumatorët.
"është një arrogancë që duhet ndëshkuar. Banorët kanë shkuar në dyert e kompanisë dhe askush nuk i jep zgjidhje. Banorët kanë komunikuar me Entin Rregullator të Energjisë, me kompaninë i kanë shkruar kryeministrit dhe nuk kanë marrë ende një reagim", tha Prifti.
Një ditë më parë kompania ceke ka hedhur poshtë akuzat për këtë cështje duke deklaruar se banorëve u është ndërprerë furnizimi me energji për shkak se nuk kanë shlyer faturat për një kohë të gjatë. Sipas CEZ, energjia do te rilidhet ne momentin qe shumica e tyre fillojne te shlyejne detyrimet qe kane per pagesen e energjise.