E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Marku Akuzat i verteton gjykata jo politika

Deputeti demokrat Mark Marku ka komentuar ne Top Story shkarkimin e ministrit Dritan Prifti.

Ai eshte shprehur se nuk eshte ne dijeni te shkaqeve qe cuan ne ndryshimet ne qeveri por shtoi se Ilir Meta pasi ka qene kryeminister ndoshta nuk ndihet shume aktiv ne vendimmarrje.

Autoriteti i brendshem eshte shume me i rendesishem qofte edhe ne fushata elektorale. Koalicioni PD-LSI nuk eshte nje koalicion emrash dhe nuk tronditet politikisht. Le ti kuptojme levizjet politike si te tilla. Nuk mundemi te akuzojme sepse nuk jemi prokurore publike. Organet e drejtesise kane mundesi te bejne hetime dhe deri sa te behen keto hetime nuk mund te gjykojme thekson Marku.

Deputeti i djathte shtoi gjithashtu se nuk duhet abuzuar politikisht me akuzat per korrupsion. Vjen nje moment kur duke folur vazhdimisht dhe duke akuzuar pafundesisht ne luftojme perceptimin e njerezve per korrupsionin. Ketu humbet ndjeshmeria publike shton ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›