E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:Shpejt nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës


Hidrocentrali i Skavicës pritet që të fillojë ndërtimin sa më shpejtë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti i pranishëm në grupin e specialistëve që do merret me ndërtimin e hidrocentralit deklaroi se ndërtimi i tij është me rëndësi. Pasi kjo sipas ministrit do të ulë prurjet në kaskadën e Drinit dhe si rezultat të bëj edhe eleminimin e përmbytjeve në zonën e Shkodrës.

Për ndërtimin e Skavicës janë përcaktuar dy variante. Varianti i parë ka një digë 163 m dhe është brenda territorit ndërsa varianti dytë i cili ka një digë më të madhe dhe e kalon territorin tonë. Megjithatë sipas Priftit më i përshtatshëm është varianti i parë duke qenë se kërkon dhe më pak kompetenca.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›