E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prigozhin shfaqet në Shën Petersburg, merr pjesë në samitin Rusi-Afrikë

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet të jetë parë në Shën Petersburg. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Prigozhin është takuar me një personalitet afrikan në margjinat e samitit Rusi-Afrikë.

Kjo është hera e parë që Prigozhin është parë në publik brenda Rusisë që kur ai udhëhoqi një kryengritje të armatosur muajin e kaluar.

Prigozhin ishte parë në publik vetëm më 19 korrik, teksa ndodhej në Bjellorusi. Kreu i Wagner u largua nga Rusia drejt Bjellorusisë, pas kryengritjes së dështuar për të rrëzuar Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›