E Enjte, 5 Nëntor 2026

Primaret/ Dalin rezultatet në qarkun e Beratit, kandidati i Metës votohet nga demokratët

Në qarkun e Beratit është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit.

Dega e PD Poliçan mbyll proçesin e numërimit.

Kanë votuar 94 nga 168 në total.

92 vota për kandidatin e vetëm Behar Xhaferraj dhe 2 vota të pavlefshme.

Dega e PD Skrapar mbyll proçesin e numërimit.

Kanë votuar 156 nga 228 në total.

156 votat kanë qënë për kandidatin e vetëm Eugen Mustafallari.

Dega e PD Dimal mbyll procesin e numërimit.

Kanë votuar 276 nga 584 në total.

187 vota i ka fituar kandidati Gentjan Meçe,86 vota kandidati Thoma Rumniçi dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.

Dega e PD Kuçovë mbyll proçesin e numërimit.

Kanë votuar 346 nga 1200 në total.

337 votat kanë qënë për kandidatin e vetëm Lefter  Maliqi  dhe 10 vota të pavlefshme.

Dega e PD Berat mbyll proçesin e numërimit të primareve.

Kanë votuar 642 nga 3270 në total.

527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili,32 vota kandidati Sazan Guri,80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›