E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Primaret në PD/ Përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave, ja sa demokratë kanë kërkuar për të marrë pjesë në proces

Sot ka përfunduar afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Raportohet se nesër ose pasnesër kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për tu futur në primare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›