E Enjte, 5 Nëntor 2026

Primaret në PD/ Tirana nuk ka fitues, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

Për bashkinë e Tiranës nuk ka fitues në primaret e PD.

Deputeti Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti do të shkojnë të dielën e 11 dhjetorit në balotazh.

Këlliçi kishte më shumë vota se Alimehmeti, por nuk arriti të kalonte pragun 50%+1.

Në të gjitha degët e kryeqytetit Këlliçi renditet I pari me 4040 vota.

I dyti është renditur Ilir Alimehmeti me 2196 vota, ndërsa i treti Gerti Bogdani me 1819 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›