Primera Divizion, Reali mposht 4-2 Valadolidin
Kapiteni legjendar Raul Gonzales shënoi dy gola në ndeshjen e tij të 711 me fanellën e Realit duke u bërë lojtari që ka luajtur më shumë me ekipin kryeqytetas dhe duke arritur në 320 gola me Realin. Golat e tjerë për madrilenët u shënuan nga Marselo dhe Higuain. Nauzet dhe Markuitos shënuan 2 gola për Valadolidin por që nuk shërbyen për të shmangur humbjen.
Realit i mungonte Ronaldo për shkak dëmtimi ndërsa Kaka hyri vetëm në mesin e pjesës së dytë duke dëshmuar se Reali është vërtet një ekip i kompletuar që nuk e ndjen mungesën e individëve të caktuar.
Në ndeshjen tjetër të kampiontit spanjoll midis Deportivo La Korunjës dhe Seviljës, vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Rodriguez në minutën e 38’.
Real Madrid-Valladolid 4-2
14', 18' Raul (R), 29' Nauzet (V), 45' Marcelo (R), 53' Marquitos (V), 79' Higuain (R)
Deportivo La Coruna-Siviglia 1-0
38' Rodriguez