E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, rezultatet e javës së 32-të

Në Primera Divizion, Barcelona dhe Real Madrid kanë vijuar serinë e fitoreve në këto javë të fundit të kampionatit, duke mbajtur të pandryshueshme diferencën prej 13 pikësh që i ndan në renditje. Këtë radhë, të dy ekipet kanë vuajtur disi për të marrë fitoren, edhe për faktin se si Vilanova, ashtu edhe Murinjo, kishin hedhur në fushë ekipet e dyta, duke lënë pushim disa titullarë për ndeshjet e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

Katalanasit  kanë marrë një fitore të vuajtur 1-0 përballë Levantes në “Kamp Nou”. Rastin më të pastër për gol e humb Vija në fillimin e ndeshjes, pasi gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Për të qetësuar disi Vilanovën dhe për të afruar katalanasit vetëm 6 pikë larg titullit kampion, ka menduar Fabregas me golin e tij 6 minuta para përfundimit të sfidës.

Ndryshe nga Barcelona, fitorja e Madrilenve  3-1 ndaj Real Betis, erdhi me pak vështirësi. Ashtu si vilanova edhe Murinjo hodhi në fushë formacionin e dytë, duke lënë pushim një pjesë të mirë të titullarëve. Kryeqytetasit arritën të mbyllnin pjesën e parë në avantazh, falë golit të Ozil, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë është Benzema që mendon për dyfishimin e rezultatit. Një penallti e Molina në minutën e 73-të shkurtoi shifrat dhe bëri më emocionuese ndeshjen. Në minutat e fundit, pasi Betis humbi dy raste të mira për të barazuar rezultatin, ishte Ozil që i dha qetësinë skuadrës së tij, me golin e tretë për madrilenët dhe të dytin personal në këtë sfidë.

Gjithashtu një fitore minimale në këtë fundjavë të kampionatit spanjoll arriti edhe skuadra e Atletiko Madrid e cila mundi në transfertë Seviljen me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga i përhershmi Radamel Falkao.

Në ndeshjet e tjera të javës së 32-të në kampionatin spanjoll u shënuan këto rezultate:

Majorka – Vajekano 1-1

Granada – Valadolid 1-1

Real Madrid – Real Betis 3-1

Barcelona – Levante  1-0

Valencia – Malaga 5-1

Getafe – Espanjol   0-2

Deportivo – Atletiko Bilbao 1-1

Osasuna – Real Sociedad  0-0

Sevilja – Atletiko Madrid 0-1

Ndërsa sot mbyll javën e 32-të sfida mes  Selta Vigos dhe Saragozës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›