E Enjte, 5 Nëntor 2026

Princi Philip në spital, mbretëresha Elizabeth II vazhdon detyrën

Princi britanik Philip, bashkëshorti 99-vjeçar i mbretëreshës Elizabeth II, kaloi ditën e tij të tretë në spital.

“Ai do të qëndrojë atje për disa ditë nën vëzhgim”, njoftoi Pallati Buckingham, duke shtuar se ishte një masë paraprake.

“Nuk kishte asnjë lidhje me një infeksion koronavirus”, thanë burimet.

Si mbretëresha ashtu edhe princi Philip morën dozën e parë të vaksinës në janar.
Ndërkohë, Elizabeth II po vazhdon punën, përfshirë takimin personal me ndihmësin të saj të lartë, Tony Johnstone-Burt, të cilit i dha dje titullin “Kalorës i Urdhrit Mbretëror Viktorian”./DPA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›