E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Philip nje tjeter nate ne spital

Duka i Edinburgut do të vazhdojë të mbetet nën mbikëqyrje pasi kaloi natën e tretë në spital. Princi Philip, 90 vjec, u shtrua ditën e premte pasi ndjeu dhimbje në gjoks.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror tha se princi kishte kaluar një tjetër natë të mirë, por ende nuk dihet se kur do të dalë nga spitali.

Gjashtë nga nipërit e tij, përfshirë princërit Willaim dhe Harry e vizituan atë për 45 minuta me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Duka i Kembrixhit dhe vëllai i tij më i ri vajtën me makina të ndryshme në spital nga Sandringham, një rezidencë private e mbretëreshës.

Bashkë me ta ishin edhe vajzat e dukës së Jorkut, Beatrice dhe Eugenie, si dhe fëmijët Zara e Peter.

Më herët familja mbretërore kishte ndjekur një ceremoni në kishë me rastin e Krishtlindjeve dhe rreth 3 mijë besimtarë ishin mbledhur jashtë kishës për të parë anëtarët e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›