E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi William: I kam ndërruar pelenat djalit

“George është shejtan, nuk i pëlqen shumë që të flejë”. Kështu u shpreh princi William për CNN, në intervistën e parë pas lindjes së djalit George Alexander Louis.

Princi tregoi se i ka ndërruar pelenat të birit qysh natën e parë, por shton se është Kate ajo që bën një punë të madhe gjatë natës, pasi zgjohet shpesh për tu kujdesur për vogëlushin e tyre, transmeton Noa.al.

“Kate bën një punë fantastike”, tha William gjatë intervistës me gazetarin e CNN Max Foster, në të parën intervistë për atësinë.

Ai e cilësoi fëmijën si një bekim, ndërsa shtoi se është disi i prapë dhe qan shpesh./indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›