Prishet ndertimi ne Llogara

Bashkia e Vlorës dhe Inspektorati Ndërtimor kanë nisur, që në orët e para
të mëngjesit, aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Rreth ores 07:00, fadroma ka mbërritur ne Qafën e Llogarasë, ku ka shembur plotësisht një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte ndërtuar pa leje. Ndërtesa ka qenë objekt debatesh të forta dhe, nga sa mësohet, pronari i saj rezulton të jetë edhe kushëri i Edi Ramës. Ky i fundit, gjatë këtyre dy javëve, ka kërkuar me ngulm prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, duke qenë një nga deputetët e Vlorës dhe iniciator i këtij aksioni të Bashkisë, duke bërë shembull të respektimit të ligjit edhe persona të afërm të tij. Me pas aksioni eshte zhvendosur ne Pyllin e Sodes. Ne kete zone, Bashkia e Vlores ka prishur 15 godina njëkatëshe, te cilat ishin rindertuar pas nje aksioni te ngjashem te kryer perpara zgjedhjeve. Aksioni ne fjale u ndoq nga afer nga kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika, i cili dergoi nje mesazh per te gjithe ata qe ndertojne pa leje. “Dua të jap një mesazh që krahas ndërhyrjes që po bën Bashkia e Vlorës, dua të jap një mesazh të qartë për ndërtimet e paligjshme që u prishën dhe u them atyre banorëve të mos kenë asnjë iniciativë për të rindërtuar, sepse Bashkia e Vlorës është e vendosur për të vazhduar këtë aksion deri në shtator, ndërsa pas këtij muaji kemi detyrë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të përmirësuar hapësirat publike. Ne kemi një program të qartë për punën tonë. Të hënën do të vazhdojmë me një aksion të posaçëm për lirimin nga ndërtimet në Pyllin e Sodës dhe në plazhet publike”, tha Gjika. E teksa ka mohuar te kete qene ai autori i mesazhit te shperndare ne Facebook, i cili paralajmeronte prishjen e nje objekti ne zonen e Ujit te Ftohte, qe flitet se eshte ne pronesi te kreut te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i pyetur nga Top Channel nese objekti ne fjale do te prishet, zoti Gjika ka dhene kete pergjigje: “Objekti ne fjale eshte me leje ndertimi. Kryeministri Rama ka ndermarre nje projekt ne lidhje me vijen bregdetare, dhe ne jemi duke punuar me nje grup pune ne lidhje me nje studim dhe nje konkurs te ri per vijen bregdetare, jo vetem te qytetit te Vlores, por deri ne Sarande. Sigurisht nga grupi i punes dhe nga arkiva dhe specialistet e urbanistikes se Vlores jane vene ne dizpocion te gjitha materialet qe kemi duke vleresuar drejt per te rishikuar me mire vijen bregdetare te qytetit te Vlores. Ne lidhje me objektet me leje, nese do te gjykohet nga grupi i eksperteve qe do te merren me menaxhimin dhe rishikimin e vijes bregdetare, qe jane gabim, sigurisht qe do te nderhyhet." Nga ana tjeter kryebashkiaku Gjika ka garantuar se keto aksione nuk do ndikojne aspak tek turizmi. Aksioni i nisur nga Bashkia e Vlores pritet te vijojë edhe gjate diteve te tjera, ku deri me tani fatmiresisht nuk eshte shenuar asnje incident i rende, me perjashtim te revoltave te ndonje banori. / Top Channel