E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e pallatit në Kombinat, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe IMT-së

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aurel Boriçin dhe dy ish-zyrtarët e IMT-së, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, ndërsa ka dënuar me 9 muaj burg për falsifikim Shyqyri Malokun, si dhe me 6 muaj burg Aleksandra Mahmutllarin. Ky dënim i fundit është konvertuar në “punë në interes publik”.

Të pandehurit akuzoheshin për shpërdorim detyre në lidhje me prishjen e një pallati në zonën e Kombinatit pas tërmetit, pa një vendim të Këshillit Bashkiak. Bëhet fjalë për shembjen e pallateve nën zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit. Hetimet nisën pas denoncimit të qytetarit që pallati i tij u shemb nga IMT në janar 2021 pa njoftim zyrtar.

Hetimet zbuluan se kompanitë fituese të tenderit përfshinë punime të rreme dhe dokumente të falsifikuara, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk arriti të provojë akuzat ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.

Gjykata nënvizoi se Prokuroria dështoi të provojë akuzat ndaj Boriçit dhe Çukos, e madje nuk respektoi asnjë nga vendimet hetuese për të cilat ishte urdhëruar më parë, në një çështje e cila ishte pushuar më parë, pikërisht sepse nuk ekzistonte vepra penale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›