E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina Mjaft izolimit nga BE

Ështё e papranueshme qё kosovarёt tё vazhdojnë të jenё qytetarёt e vetёm të cilët nuk gёzojnё lёvizjen pa viza nё zonёn Schengen.

Kështu kanë deklaruar në Bruksel, ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindeleger.

“Është koha që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për MSA-në”, kanë deklaruar dy ministrat.

Përfaqësuesit e qeverisë së Prishtinës kanë zhvilluar takime me shumë ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Është koha që Kosova të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruajë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për MSA-në

Enver Hoxhaj
Ministër i Jashtëm i Kosovës të cilët kanë vlerësuar arritjen e marrëveshjes me Beogradin.

Marrëveshja në fjalë ka bërë që Brukseli të japë sinjale pozitive për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, por nuk ka qenë i qartë përsa i takon përfitimeve të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha pas nënshkrimit se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, me të cilën Kosova paraqitet me fusnotën që përmban rezolutën 1244, është hapur rruga për integrim evropian.

Por shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila e cilësoi dialogun si një sukses të madh, deklaroi sot se para nënshkrimit të MSA-së, BE do të shohë nëse Kosova ka potencialin e duhur për ta firmosur atë.

“Ka disa hapa të ndryshëm gjatë rrugës dhe ajo çfarë Komisioni popropozon quhet Studim Fizibiliteti, që është pjesa e parë fare, e cila sheh nëse ke potencialin për të pasur një Marrëveshje Stabilizim-Ascoiimi”, deklaroi Ashton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›