Prishtina ne pritje te Clinton

Qyteti i Prishtines eshte zbukuruar gjithandej me flamuj shteterore te Kosoves dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes mesazhe keto mireseardhjeje per Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton e cila arrin te merkuren per vizite zyrtare ne Kosove.
Qytetaret e anketuar ne Prishtine sipas Telegraf thone se jane te nderuar me viziten e zonjes Clinton dhe bejne thirrje per nje pritje madheshtore ne emer te saj. Sipas tyre Shtetet e Bashkuara ne vecanti bashkeshorti i sekretares Clinton ish-presidenti amerikan Bill Clinton kane merita te vecanta per clirimin e Kosoves dhe pavaresimin e saj.
Vizita e Sekretares amerikane te Shtetit vleresohet edhe nga politikanet si vizite e nje rendesie te vecante per shkak se behet ne kohen kur Kosova po kalon ne disa procese mjaft te rendesishme.