E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina shpallet kampion, Vëllaznimi bie nga liga

Skuadra e Prishtinës është shpallur kampione në futbollin kosovar. Ky titull është edhe matematikisht pas fitores se Dritës me Trepçën 89.
Ndonëse Prishtina do të luajë të enjten kundër Ferronikelit, humbja e Trepçës ’89 në Gjilan bëri që ‘bardhekaltërit’ të festojnë ende pa luajtur në Drenas.

Ky është titulli i shtatë në paslufte për skuadrën kryeqytetase. Në anën tjetër, lajm jo të mirë mori qyteti i Gjakovës.

Vëllaznimi u mposht si vendas 1:0 nga Llamkos Kosova, duke siguruar kështu rënien nga elita e futbollit kosovar. Ndeshja tjetër e së mërkurës mes Trepçës dhe Besës, përfundoi me fitoren e pejanëve, 1:0./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›