Prishtina zyrtare pranon ftesën e EULEX për tu ulur nesër në bisedime

Prishtinë, 19 gusht NOA-Zyrtarë të lartë të qeverisë kosovare do të takohen nesër me përfaqësues të misionit EULEX për të diskutuar mbi marrëveshjen për bashkëpunim policor, që EULEX-i synon ta nënshkruajë me autoritetet qeveritare të Serbisë.
Lajmi është dhënë sot pasdite nga mediat kosovare ku thuhet se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, për të zhvilluar të enjten një takim të përbashkët.
Por nga ana tjetër autoritetet kosovare janë shprehur prerë kundër mundësisë për një marrëveshje të tillë.
Shefi i misionit EULEX e ka cilësuar keqkuptim reagimin e Prishtinës zyrtare në lidhje me protokollet që EULEX-i synon ti nënshkruajë me Serbinë.
EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës.
EULEX-i, si mision teknik për sundimin e ligjit, mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të EULEX-it dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së, është shprehur Kermabo.
Por, qëndrimi i institucioneve të Kosovës mbetet i njëjtë, duke kërkuar që vetëm autoritetet e shtetit të Kosovës mund të nënshkruajnë marrëveshje me vendet tjera.
Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, tha se presidenti Fatmir Sejdiu do ta takojë të enjten shefin e EULEX-it dhe pas takimit do të dalë edhe me qëndrimin përfundimtar rreth këtyre marrëveshjeve të përfolura.
m.i/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")