E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë- BeogradCitaku: Kosovaperspektivë europiane

TIRANË- Zëvendes kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja kosovare e integrimit europian Vlora Citaku sapo ka përfunduar një takim me komisionerin europian të zgjerimit Shtefan Fyle në Bruksel. Në këtë takim është diskutuar mbi progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pas takimit, Çitaku dhe Fyle mbajtën një konferencë për shtyp, ku komisioneri europian i zgjerimit theksoi perspektiven e qartë europiane për Kosovën në një linjë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Fyle tha se KE është i përfshirë ngushtë në këtë dialog që sipas do të sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër BE-së.
Fyle kujtoi gjithashtu se KE do të publikojë progres raportin për Kosovën në 12 tetor, ndaj kanë mbetur vetëm 6 muaj për teë shënuar progres konkret sa i përket miratimit të legjislacionit dhe implementimin e masave të kërkuara.

“Ky është celësi që Kosova të përmbushë perspektivën e saj europiane dhe të ecë përpara drejt demokracisë, ndërtimit të institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj”, -tha Fyle.

Ndërsa ministrja kosovare Citaku tha se axhenda e integrimit europian është në fakt axhenda e qeverisë. “E sigurova komisionerin Fyle se jemi të angazhuar në procesin e dialogut dhe se ne mbështesim procesin e integrimit europian për të gjitha vendet e rajonit përfshire këtu edhe Serbinë.

Por, ne duam të njëjtën gjë edhe për Kosovën, sepse Kosova është i vetmi vend në rajon pa një forme të qartë kontrate apo marrëdhënie me BE, dhe ne po bëjmë përpjekjet për të gjetur mënyrat dhe mjetet që ta bëjmë këtë marrëdhënie me zyrtarë dhe me kontraktuale”.-përfundoi Çitaku.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›