Prishtinë/ Dita e shtatë e protestës në shesh kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarët janë mbledhur për të shtatën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pjesëmarrësit në protestë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe po kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Grumbullimi po zhvillohet në mënyrë të qetë e paqësore, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për krerët e luftës çlirimtare.
/rtsh.al/