E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine grabiten10 mije euro ne banke3 te ndaluar

PRISHTINEuml- Jane rikthyer te henen ne Prishtine grabitesit e bankave. Persona te panjohur kane grabitur 10 mije euro ne nje filial te Bankes Ekonomike te Kosoves ne Prishtine.

Zedhenesi i Policise se Kosoves Arber Beka e ka konfirmuar kete grabitje duke mos dhene shume detaje. Ai ka konfirmuar se tre persona jane ndaluar te henen pas dite ne cilesine e te dyshuarve per kete grabitje.

Nuk dihet se sa persona kane qene dhe as a kane qene te armatosur apo jo. Ajo qe dihet eshte se ne Banken Ekonomike kane grabitur 10 mije euro por ende nuk jane verifikuar sakte ka thene Beka. Aktualisht po intervistohen te dyshuarit dhe priten rezultate nga ky intervistim.

Sipas burimeve jozyrtare grabitesit kane qene te armatosur dhe pasi kane marre parate nen kercenimin e armeve jane larguar nga banka qe ndodhet perballe Hotel Prishtines ne lagjen Pejton.

Nderkohe zyrtaret e Bankes Ekonomike te Kosoves nuk kane dashur te flisnin per kete grabitje. Mirlinda Rexhepi zyrtare per informim ne kete banke ka kerkuar qe te mos raportohet fare per kete ngjarje. Nuk mundem me iu dhane asgje. Mundesisht mos shkruani hic ka thene ajo.
m.a/kd/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›