E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, i shoqi lidhet me një tjetër grua dhe keqtrajton bashkëshorten

Foto arkiv

Prishtinë, 28 Qershor 2011 NOA Dhe telashet nuk kanë të sosur për një grua në Prishtinë. Ndërsa vuante faktin se i shoqi edhe pse nën kurorë martesore, shkonte më një grua tjetër, është përballur dhe me dhunë psikologjike dhe fizike prej tij.

Për më tepër, bashkëshorti që kur u lidhën në martesë, si gjithë çiftet e tjera premtoi besnikëri deri në fund të jetës, e kërcënon pareshtur se do ti marrë fëmijën.

Në këtë gjendje, duke mos duruar dot më dhunën e herëpashershme, gruaja shqiptare që banon në rrugën Rr. Ndue Prleshi në qytetin Prishtinë ka denoncuar të shoqin.

Burime policore i thanë agjencisë NOA se e dëmtuara ka raportuar se bashkëshorti i saj i cili bashkëjeton me një grua tjetër, vazhdimisht e sulmon fizikisht dhe keqtrajton psiqikisht duke e kërcënuar se do ta largojë nga fëmija.

Në përpjekje për të rehabilituar gruan e vuajtur, organet policore i kanë ofruar trajtim psikologjik dhe mjekësor.

Ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar nën akuzën e kanosjes dhe me urdhër të Prokurorit dërgohet në paraburgim.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›