Prishtine mblidhet Unioni Demokristian

Unioni Demokristian shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi fton faktorin politik shqiptar në keto vende që të angazhohet më tepër në ruatjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, në vecanti në pjesën veriore të saj.
Në Prishtinë pas gjashtë vjetësh u mbajt kongresi i tretë i Unionit Demokristian Shqiptar, në të cilin u rizgjodh kryetar Zef Morina, nga Partia Demokristiane e Kosovës.
“Kosova dhe Shqipëria duhet të bindin ndërkombëtarët se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës. Kosova nga ana e saj dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë atje duhet të vendosin ligjin dhe të normalizojnë sa më shpejt situatën në veri”, deklaroi Morina.
Ky kongres, Kosova dhe Shqipëria duhet të bindin ndërkombëtarët se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës
Zef Morina
Unioni Demokristian Shqiptar sipas kryetarit të Partisë Demokristiane të Shqiperisë, Nard Ndoka, tregon se spektri demokristian në hapësirën shqiptare po unifikohet në qëndrime.
“Ne sot jemi mbledhur për të treguar forcën tonë dhe për t’u thënë atyre që kanë mbyllur sy e veshë se alternativa demokristiane është e gjallë dhe gati të përballet me cdo sfidë”, theksoi Ndoka.
Në këtë kongres, Unioni i është drejtuar gjithashtu me një kërkesë Vatikanit që të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, kultivimi i demokracisë dhe proceset integruese ishin po kështu pjesë e debatit.
Opsioni i ndarjes së Kosovës po bëhet gjithmonë e më i qartë në qarqet politike serbe, të cilat e shohin përvetësimin e veriut të shtetit të ri si mënyrën e vetme për të mos dalë duarbosh nga humbja e Kosovës.
Një ditë më parë zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic deklaroi se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Britania: Dialog për planin “Ahtisari Plus”
Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të biseduar mbi të ashtuquajturin plani “Ahtisaari Plus” për Kosovën. Thaci: S’jemi në luftë me banorët e veriut
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij nuk është në luftë me banorët serbë të veriut të vendit. Serbët sërish barrikada në Bërnjak
Në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak serbët lokale kanë ngritur serish një barrikadë prej druri. Mediat serbe raportojnë se, barrikadat u ngrit pasi KFOR-i ditën e premte largoi barrikadat e formuara nga kamionët e vendosur nga serbët. Kuçi: Nuk lutemi për dialog
Kosova ka vullnet, por nuk i lutet Serbise per të vazhduar dialogun. Keshtu deklaroi të premten zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Lunaçek: Kosova të kryejë detyrat
Teksa presidentit të Serbisë Boris Tadiç i është bërë e qartë se Serbia nuk do ta marrë statusin e vendit kandidat pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa rregulluar më parë raportet fqinjësore, Kosovës i rekomandohet që të kryejë detyrat e saj të “shtëpisë” sa i përket integrimit drejt BE-së.
Lajmet kryesore
Gjirokastër, sekuestrohen 147 kg marijuanë
Një i ri ndalohet dhe një shpallet në kërkim pas ndjekjes me makinë
FMN: Te rritet taksa e sheshte dhe kontributet
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"