Prishtinë, qytetarët protestojnë para Kuvendit
PRISHTINE-Ndërsa Kuvendi i Kosovës po debaton mbi miratimin e Ligjit të amnistisë, një grup qytetarësh janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit duke protestuar kundër këtij ligji.
Protesta është thirrur nga instituti KIPRED, pas tri ditëve të mbledhjes së peticioneve kundër miratimit të këtij ligji në formën dhe përmbajten aktuale.
Shoqëria civile i pati kërkuar qeverisë që të mos nxitohet me miratimin e këtij ligji duke propozuar që të formohet një ekip ekspertësh i cili do të hartonte një draft më të avancuar dhe i cili nuk do t’i amnistonte krimet ekonomike.
(d.b/BalaknWeb)