E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine shqyrtohen mundesite per vendin e xhamise se re

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se po shqyrton mundësinë për gjetjen e një vendi për ndërtimin e një xhamie, në pjesën qendrore të vendit.

Në njoftim, sipas Telegraf, thuhet se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka takime të rregullta me kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe asaj të Prishtinës, ku në këto takime është biseduar edhe për mundësinë e caktimit të një zone për ndërtimin e një Xhamie në lagjet qendrore të qytetit.

Po ashtu është diskutuar edhe ndërtimi i një zone për ndërtimin e një Qendre Islamike në territorin e komunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›