E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine zgjedhjetne shkurt KQZZKohe e shkurter

PRISHTINE- Pas caktimit te dates per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme nga ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi drejtuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se institucioni i tyre ka hartuar dy plane operacionale per zgjedhjet e jashtezakonshme ne Rahovec dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeshefi i Sekretariatit te KQZ-se Xhemajl Peqani i tha Radios Evropa e Lire se KQZ-ja brenda afatit kohor do te mundohet ti kryej te gjitha aktivitetet.

Por sipas tij koha e shkurter per pergatitjet e zgjedhjet te pergjithshme do te jete nje sfide per komisionin.

Sfide per ne do te jete koha sepse eshte nje kohe e shkurter po ashtu do te jete edhe kohe dimri edhe faktikisht do te shkojme paralel me dy pale zgjedhje pra kjo do te jete sfide per ne por shpresojme se do ti kryejme sipas planit dhe dinamikes se parape tha Peqani.

Peqani ka deklaruar poashtu se ne zgjedhjet e jashtezakonshme ne komunen e Rahovecit do te veprohet ne baze te ligjit ekzistues per zgjedhjet ndersa per zgjedhjet e 13 shkurtit varet nga vendimet e Grupit punues per ndryshimin e mundshem te ligjit.
europaelire/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›