E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet të Shkrijë Akulli në mardhëniet Shqipëri-Greqi, zgjidhje edhe për kufijtë detarë

Rama për Kathimerini: Do shkrijmë acarin Shqipëri-Greqi, zgjidhje për kufijtë detarë

KATHIMERINI-RAMA-30_10Vera do të vijë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Kjo është deklarata e liderit socialist Edi Rama dhënë në një intervistë për prestigjiozen greke Kathimerini. 48-vjeçari që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit tha se acari që ka ekzistuar në marrëdhëniet mes dy vendeve do të marrë fund.

Sa i përket çështjes së kufinjve detarë, një nga çështjet më të diskutura të qeverisë Berisha, Kryeministri i ardhshëm thotë se duhen bisedime për gjetjen e zgjidhjes së duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.

Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejtështë shprehur Rama.

I pyetur çfarë shpreson nga pala greke në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, Rama shprehet se koha që jetojmë na nxit të gjithëve në rajon të rinovojmë mënyrën sesi në shohim Evropën dhe atë sesi Evropa na sheh ne.

Qytetarët kanë hapur një epokë të re me votën e tyre të qartë dhe nuk ka kthim pasthotë ai.

Sipas tij rezultati i këtyre zgjedhjeve është është rikthim në pushtet i popullit, i cili ishte për një kohë të gjatë nën pushtetin e një njeriu të vetëm.

Fitorja ishte triumf që na ngarkoi me përgjegjësi të vlerësojmë mbi të gjitha, që populli shqiptar do një ndryshim shumë më të madh, sesa thjesht një ndryshim politik dhe ngjyrash, përfundon intervistën kryetari i PS, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›