E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet vetëm zyrtarizimi, Jürgen Klopp do të jetë komisari teknik i Gjermanisë për katër vitet e ardhshme!

Jürgen Klopp do të jetë komisari teknik i Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.

Para pak minutash Federata Gjermane e Futbollit dhe Red Bull kanë gjetur akordin, i cili i jep mundësi trajnerit që të largohet nga detyra që mbante në shoqërinë austriake.

Detajet e fundit janë duke u përcaktuar dhe mësohet se Klopp firmos kontratën e re të premten. Po në atë ditë Federata Gjermane e Futbollit ka caktuar edhe një konferencë për shtyp. A.V.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›