E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritje deri në tre orë në Qafë Thanë, marrëveshja për lehtësimin e kalimit ende nuk ka hyrë në fuqi

Radhë të gjata dhe pritje që arrijnë deri në tre orë janë regjistruar këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, për qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht njoftimeve të mëparshme nga autoritetet shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut për zbatimin e një marrëveshjeje të re, e cila synon të reduktojë kohën e pritjes në kufi, sistemi ende nuk ka hyrë në fuqi.

Si pasojë, procedurat e kontrollit vijojnë të kryhen sipas praktikave ekzistuese, duke shkaktuar fluks të lartë dhe vonesa të konsiderueshme në pikën kufitare.

Pritjet e gjata, të shoqëruara me temperaturat e larta të ditëve të fundit, kanë vështirësuar qëndrimin e udhëtarëve në radhë.

Pritet që zbatimi i marrëveshjes së re të kontribuojë në përshpejtimin e procedurave kufitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›