E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i KESH, ne korrik 2008

Ne mbledhjen e pare te Grupit parlamentar te PD-se per kete sesionin parlamentar, Kryeministri Berisha theksoi se sektori i shperndarjes se energjise do behet realitet ne korrik te ketij viti. Duke e cilesuar vitin 2008 si nje vit i rendesishem per privatizimet ne vend, Berisha theksoi se kjo pjese e rendesishme e KESH-it do te privatizohej ne veren e ketij viti. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se ne procedurat e privatizimit po kalonte edhe kompania shteterore e naftes, ARMO. Edhe me pare, kreu i ekzekutivit ka theksuar se 2008-a do te jete vit i privatizimeve te rendesishme ne vend. Ne privatizim pritet te kaloje kete vit edhe Drejtoria e Kolaudimit te Automjeteve, e cila aktualisht kryhet nga sektori shteteror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›