E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizohen 1200 banesa

Keshilli i Ministrave vendosi dje per te privatizuar 1200 apartamente, qe kishin mbetur te pa shitura nga viti 1992. Kryeministri Berisha theksoi se shumica e ketyre apartamenteve ndodhen ne qytetet naftetare te vendit. Per privatizimin e ketyre apartamenteve te mbetura ende shteterore, Kryeministri theksoi se do te zbatohet e njejta procedure privatizimi dhe metodike e vitit 1992. Po keshtu i ketij viti do te jete edhe indeksimi i ketyre apartamenteve te vendosura kryesisht ne qytetet naftetare. Kryeministri deklaroi dje se te ardhurat qe do te mblidhen nga privatizimi i ketyre apartamenteve do te kalojne ne fondin e kompensimit te ish-pronareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›