Privilegjet e kryefermerit, Mariana Kondi surprizohet sërish nga Agai

Aktorja Mariana Kondi, e cila u zgjodh të hënën si kryefermere, ka përfituar nga Agai një sërë benefitesh.
Një ditë më parë, Marianës iu bënë shërbime për mirëmbajtje, duke nisur që nga masazhi i trupit e deri tek ai i fytyrës.
Ndërkohë që ditën e sotme, aktores i është ofruar shërbim estetik për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës.
E entuziazmuar, Mariana tha se sot ishte pikërisht momenti i duhur për këtë trajtim, duke qenë se nesër është spektakli dhe duhet të duket sa më mirë./vizionplus.tv