Pr/ligji i arsimit të lartë do kthehet për konsultim

Pas marrjes së miratimit në shkallë të gjerë, nga profesoratet, universitetet e grupet e interesit do të dërgohet për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Kjo të paktën pritet të realizohet vërtet dhe jo si herën e kaluar, kur projektdrafti ishte dorëzuar pa u konsultuar nga grupi i specialistëve që do të ndërtonin ndryshimet e ligjit bashkërisht dhe në dobi të përmirësimit të gjendjes aktuale, problemet dhe ngërçet që janë krijuar, të paktën për ciklin e parë të studimeve, diplomat 3 dhe 4-vjeçare.
Po ashtu, pritet që këto ditë, kreu i arsimit të takohet për bisedime me përfaqësues të universiteteve publike. Por ajo që dihet me siguri, është diskutimi dhe kërkesa që është bërë dy ditë më parë nga task-forca e shëndetësisë, e cila ka kërkuar ndryshime, për sa i takon projektligjit për amendime në ligjin e arsimit të lartë, kryesisht pjesa që prek Fakultetin e Mjekësisë dhe emërimin e shefave të shërbimeve shëndetësore, në spitalet universitare.