E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme edhe në rrugën e Arbrit, shembje dherash në Shkallë të Xibrit, fryrja e zallit të Murrizes rrezikon argjinaturën

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme edhe në rrugën e Arbrit.

Në segmentin e Xibërit nga tuneli i Murrizit deri tek tuneli numër dy në fshatin Shkallë ka prezencë të ujit e në disa vende rrëshqitje dherash.

Ndonëse qarkullimi ka vijuar normalisht deri tani, fryrja e tokës si pasojë e reshjeve të pa ndërprera ka bërë që në shpatet e malit të plasin burime uji që krijojnë shembje të dherave.

Po ashtu, feyrja e zallit të fshatit Xibër – Murrize rrezikon argjinaturën mbrojtëse të rrugës në fshatin Shkallë si dhe rrëmbimin e urës së lagjes “Metaj”.

Gjithashtu në tunelin numër 5 të rrugës së Arbrit që del mbi urën e Vashës mungon energjia elektrike në 90% të gjatësisë për shkak të dëmtimit të rrjetit ndriçues./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›