Probleme me kujtesën?Ndiqni këto këshilla
TIRANE - Të përmirësohet kujtesa nuk është aq e thjeshtë. Ashtu si formimi i një fiziku të mirë kërkon orë të tëra ushtrimesh e dietë strikte, edhe rritja e performancës së trurit kërkon përpjekje. Pavarësisht nëse jeni student, nëse punoni apo jeni i moshuar dhe doni të ruani performancën e trurit, ka shumë gjëra që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni kujtesën dhe mendjen.
1. Mos lini pas dore ushtrimet fizike dhe gjumin. Kur stërvisni trupin, stërvisni mendjen. Ushtrimet fizike shtojnë oksigjenin në tru dhe reduktojnë riskun për sëmundje që dëmtojnë kujtesën, si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, nëse keni mungesë gjumi, truri nuk mund të punojë me kapacitet të plotë. Kreativiteti, aftësitë për zgjidhjen e problemave dhe të menduarit kritik kompromentohen. Studimet theksojnë se gjumi është i domosdoshëm për konsolidimin e kujtesës.
2. Konsumoni ushqime të shëndetshme për trurin. Njëlloj si trupi, edhe truri ka nevojë për “karburant”. Me siguri e dini që një dietë e pasur me fruta, perime, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme i bën mirë shëndetit, por një dietë e tillë ju ndihmon edhe për kujtesën.
Konsumoni omega-3. Gjithmonë e më tepër të dhënat tregojnë se acidet yndyrore omega-3 janë veçanërisht të shëndetshme për trurin. Peshku është veçanërisht i pasur në omega-3, sidomos peshqit e ujërave të ftohta, si salmoni, toni, trofta, sardelet. Konsumimi i peshkut ul edhe riskun për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.
Sa më pak yndyrna të ngopura. Burimet kryesore të yndyrnave të ngopura janë produktet shtazore: mishi i kuq, qumështi i paskremuar, gjalpi, djathi, akulloret.
Më tepër perime dhe fruta. Këto produkte janë të pasura në lëndë antioksiduese, substanca që mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimet. Përdorni perimet jeshile si spinaqi, brokoli, sallata jeshile, rukola, si dhe frutat si kajsitë, mangot, pjepri dhe shalqiri.
3. Stërviteni trurin. Nëse kryeni çdo ditë të njëjtat aktivete mendore, nuk i jepni trurit tuaj stimulimin e nevojshëm për t’u rritur dhe zhvilluar. Herë pas here, duhet të thyeni rutinën. Kujtesa, ashtu si forca muskulore, duhet “përdorur, përndryshe humbet”. Aktivitete të tilla stimuluese mund të jenë çfarëdolloj, boll të përmbushin këto tre kritere:
Të jetë diçka e re. S’ka rëndësi se sa intelektual është aktiviteti, nëse është diçka e re, është një ushtrim i mirë për trurin.
Të jetë sfidues. Çdo gjë që kërkon njëfarë mundimi mendor dhe ju zgjeron njohuritë, vlen. Shembuj të mirë janë mësimi i një gjuhe të re, i një instrumenti muzikor apo i një sporti. Po ashtu ndihmojnë edhe zgjidhja e fjalëkryqeve dhe një lojë Sudoku.
Të jetë argëtues. Sa më i interesuar dhe i angazhuar të jeni në aktivitet, aq më tepër gjasa ka që të vazhdoni ta kryeni atë, e aq më tepër përfitime do të keni.
4. Përmirësoni aftësinë tuaj për të mësuar dhe mbajtur mend duke:
Kushtuar vëmendje. Nevojiten të paktën tetë sekonda përqëndrim i mirë për të përpunuar një informacion në kujtesë. Nëse shpërqendroheni, zgjidhni një vend të qetë ku nuk do të ndërpriteni.
Përdorur sa më tepër shqisa. Përpiquni ta lidhni informacionin me ngjyrat, teksturën, aromat dhe shijen. Shkruarja e informacionit mund t’ju ndihmojë ta gdhendni në kujtesë. Edhe nëse kujtesa pamore është pika juaj e fortë, lexojeni me zë të lartë atë që doni të memorizoni.
Për materiale komplekse, përqendrohuni në të kuptuarit e ideve bazë më tepër se në memorizimin e hollësive të caktuara. Praktikohuni duke ia shpjeguar idetë dikujt tjetër me fjalët tuaja.
Përsëriteni informacionin që keni mësuar. Rishikojeni atë që mësuat po atë ditë, por edhe më vonë.
(mg/im/shqiptarja.com)