E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Probleme me transportin detar, era e fortë shtyn nisjen e trageteve drejt Italisë

Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë probleme në portin e Durrësit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe erës se fortë është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave.

Kushtet e renduara atmosferike kane penguar edhe nisjen në orar te trageteve me pasagjere nga portet e Italisë dhe nga Durrësi.

Imbarkimi i kamionëve dhe pasagjerëve pritet të ndodhë normalisht por nisja mund të bëhet në orët e para të së dielës.

Ndërkohë mjetet e vogla të lundrimit janë ndaluar të dalin në det.

Nga ana tjetër anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë drejt destinancioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›