E Enjte, 5 Nëntor 2026

Probleme teknike/ Trageti Durrës-Bari anulon lundrimin, pasagjerët do të rimbursohen

Trageti i linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas ka anuluar lundrimin ditën e sotme për shkak të një problemi teknik.

Në një njoftim, porti bën me dije se pasagjerët që kishin marrë biletat për këtë lundrim do të rimbursohen 100% ose do të përdorin një nga tragetet e tjerë që udhëtojnë gjatë ditës së sotme drejt Italisë.

‼️Njoftim‼️

???? Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin

Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.

Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.

#Faleminderit_për_mirëkuptimin!

#Autoriteti_Portual_Durrës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›