E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet dhe qasjet teknike nuk i japin zgjidhje Kosoves

Interviste me kryetarin e Komisionit te Integrimit te Kuvendit te Kosoves zotin Lutfi Haziri. Eksluzive per Shqiptarja.com nga Harillaq Kekezi Studiues i Instituti te Sociologjise ne Tirane.

Zoti Lutfi Ju keni dale me propozimin per nje ripercaktim te kufirit midis Kosoves dhe Serbise. Lidhja Demokrtike e Kosoves anetar i udheheqjes te se ciles jeni nuk e ka mbeshtetur pikepamjen tuaj ndersa vete vazhdoni ti permbaheni kesaj qasjeje. Cilat jane argumentet qe ju ndihmojne ne kete drejtim
Propozimi im me cilesine e deputetit te Kuvendit te Kosoves ka te beje me ndryshimin e parimit te vendosjes se kufijve te Kosoves te vitit 1974 dhe te vitit 1956. Ky referim i jep qasje zgjidhjes se problemit te serbeve ne veri te Kosoves dhe te shqiptareve ne lindje te saj. Me konkretisht ky ka te beje me mbi 100.000 shqiptare qe jetojne ne Presheve Bujanoc dhe pjeserisht ne zonen malore te Melvegjes qe kap malet e Gollakut si edhe me serbet ne Veri qe jane te fokusuar kryesisht ne vendbanimet malore te Leposavicit e ne disa fshatra te Zubin Patokut. Ketu nuk hyn ne asnje menyre Mitrovica urbane qe perfshin Zecanin pjesen e Boletinit te Zhazhes dhe Bistrices sepse jane vendbanime tipike shqiptare qe historikisht kane qene te Mitrovices. dhe si te tilla duhet te mbeten.

Kufiri i vjeter i Kosoves tashme i njohur kalon pergjate korridorit 10 qe shkon gjer ne Selanik e me shumice te madhe vendbanimesh shqiptare si Presheva Bujanoci dhe Melvegja. Hekurudha e ndertuar nga francezet eshte ndarja natyrore masive ndarja gjeografike mes shqiptareve te Kosoves dhe serbeve te Serbise. Vargmalet e Karadakut dhe te Gollakut po ashtu jane pjese e territorit te Kosoves. Tri te katertat e kufirit te Kosoves jane me territorin serb ndersa pjesa tjeter eshte me terrutorin e Maqedonise Shqiperise dhe Malit te Zi.

Nese tre vjet pas pavaresise kufijte e vitit 1974 nuk funksionojne as per shqiptaret dhe as per serbet atehere permes nje dialogu paqesor te ripercaktohen kufijte jo me nderrime territoresh shkembim banoresh apo kadastralesh por ashtu sic kane qene me banimet e veta te rikthehen ne qendrat e tyre perkatese. Presheva ka qene gjithmone me Kosoven qender ka pase Kosoven por pastaj me nje referendum te manipuluar ne kohen e Titos u be nje nderrim demografik i Kosoves. Fshatrat tona kaluan ne administrim te Vranjes kurse ne anen tjeter serbet jane futur nen administrimin e Mitrovices. Ne te njejten kohe ka filluar zbatimi i marreveshjes se dikurshme turko-serbe. Debimi me dhune e presion i shqiptareve te Kosoves dhe futja e serbeve ne vendbanimet shqiptare e nderruan demografine duke e balancuar popullaten mes shqiptareve e serbeve. Ne saje te lindshmerise se larte shqiptaret prape u bene dominues dhe popullata serbe u kthye ne pakice.

Ju e keni parasysh se Serbia pretendon qe kufiri shkon deri tek ura e lumit Iber
Po Serbia pretendon se sovraniteti i saj shtrihet gjer ne kufirin natyror te lumit Iber dhe gjer ne Moraven e Binces ne Anamorave. Po pretendimi per keto dy pika territoriale eshte i papranueshem sepse ai ka qene kufiri i imponuar nga boshti famekeq i Luftes se Dyte Boterore. Mitrovica e Kosoves gjithmone ne te gjitha proceset ka qene territorialisht pjese e Kosoves sic ka qene Zvecani dhe pjesa malore e fshatrave Boletin Zhazhe e Bistrice ne anen tjeter. Nderkaq Leposavici e disa fshatra gjithmone kane qene te mbizoteruara nga serbe dhe te administruara nga qendra me e afert - Kraleva vendbanimi me i madh serb.

Grupi i Kontaktit nder parimet qe ka percaktuar per pavaresine e Kosoves i ka kushtuar vemendje mosndryshimit te kufijve. A nuk bie ndesh propozimi juaj me kete parim
Parimi i Grupit te Kontaktit i percaktuar ne takimin e Londres te vitit 2005 per mosndryshimin e kufijve ka qene ne perputhje me parimet e Konferences se Dejtonit dhe e ka ndihmuar Kosoven ne kete rast sepse nuk u njohen rezultatet e luftes kur Serbia me pastrim etnik ka dominuar territore ka marre territore te reja. Ajo u detyrua te kthehej ne kufijte e vjeter. Me fjale te tjera eshte menjanuar prirja per te njohur zaptimin e territoreve dhe spastrimet etnike. Per Kosoven do te ishte fatale nese do te njihej kjo sepse jo vetem qe do te vinte puna deri tek ndarja por edhe deri te rishikimi i plote i gjendjes. Ne e kemi respektuar ndermjetesi nderkombetar po ashtu e ka respektuar kete parim ne kuadrin e shperberjes se ish- RFSJ. Ne takimet e Vjenes eshte ruajtur parimi i kufijve te vitit 1974.

Tani po flasim per nje proces postkonfliktual per nje proces dialogimi qe zgjidh problemet sepse edhe Presheva Bujanoci e Medvegja vazhdojne te jene problem per Serbine sikurse Leposavici e Zubin Patoku mbeten problem per Kosoven. Eshte e natyrshme qe te zgjidhet ky problem i cili nuk cenon kurgje.

Propozimi im ka te beje me rregullimin e kufijve mbi parimin e vitit 1956 i cili eliminon ndarjen e Kosoves eliminon ndarjen e jashtme territoriale te Kosoves kur prirja e tanishme e Serbise eshte defunksionalizimi i shtetit te Kosoves.

A leni besim se do te keni mbeshtetje te gjere per kete propozim
Une kam deklaruar se propozimi im eshte individual nuk kam dashur qe partite te hyjne per momentin ne keto kerkesa. Te shohim solidaritetin ndaj ketij propozimi natyrisht te grupeve politike por kryesisht edhe te qytetareve. Sa shihet qytetaret po e mbeshtesin. Pjesa me e madhe jane solidare per shkak te qasjes pragmatike te zgjidhjes se ketij problemi dhe te moslenies jashte kujdesit te Kosoves te fatit te banoreve ne keto zona. Eshte momenti me i mire qe te zgjidhet ky problem te mbyllet procesi jashtezakonisht i veshtire me Serbine dhe te krijohet mundesia e fillimit te normalizimit te marredhenieve me te. Procesi i pajtimit midis shqiptareve dhe serbeve mbyllet keshtu me ridefinimin e kufijve pa lene probleme te hapura.

Ju mendoni se Serbia do te ishte dakord te hynte ne bisedime mbi bazen e variantit qe perfyteroni ju
Fatkeqesisht ne qendrimin zyrtar te Serbise Lugina e Presheves eshte ceshtje e mbyllur. Perderisa ne Veri vazhdon te sjelle kerkesa te reja nuk mund me thane qe eshte e mbyllur ceshtja e te drejtave politike dhe civile e njerezve te atyshem kerkesa e tyre me jetue me Kosoven vetem se Serbia po degjohet keshtu.

Gjersa Marreveshja e Konculit e nenshkruar nemes te perfaqesuesve te UWPBM perfaqesuesve politike te institucioneve apo partive politike dhe faktorit nderkombetar nuk ka gjetur zbatim te plote gjersa gjendja e shqiptareve aty nuk ka ndryshuar madje nje grup te rinjsh jane denuar ne menyre skandaloze me burgime qe shkojne se bashku mbi 200 vjet denim per vepra qe gjoja jane kryer ne Kosove kur gjykatave te kesaj do ti binte ne fakt te merreshin me gjykimin e tyre te gjitha keto deshmojne se Serbia nuk ka qasje kontruktive per zgjidhjen e problemeve atje. Ne keto rrethana nuk mund te guxojme te sakrifikojme ate pjese te shqiptareve per hir te parimeve tashme te tejkaluara.

Propozimi im nuk e prek territorin e Maqedonise se socme ajo mbetet e paprekshme kufijte e saj jane te pranuar nderkombetarisht. Propozimi im prek raportet me Serbine dhe kufirin me Serbine. Keshtu frika e ndryshimit te kufijve nuk duhet ti kape as ketu e as aty sepse kufijte nemes Kosoves dhe Serbise nuk jane ende te ratifikuara as nuk ja ne te njohur as ka proces demarkacioni ne perspektive.

Si shpjegohet qe si Prishtina zyrtare edhe Tirana zyrtare e kane lene disi ne heshtje ceshtjen e Lugines se Presheves dhe se kane ngritur ne asnje forum apo takim nderkombetar
Eshte fakt se si rezultat i procesit te integrimit shqiptaret do te bashkohen sepse gjeografikisht dhe territorialisht ata jane kompakte. Une e kuptoj se politikanet tregohen te durueshem gjersa historia i jep drejtim pozitiv kompaktesise se faktorit shqiptar ne Ballkan. Ajo qe duhet te kuptojme eshte se Brukseli nuk pranon anetaresim pa zgjidhjen e problemeve me fqinjet pa zgjidhjen e problemeve etnike pa normalizimin e marredhenieve dhe vendosjen e bashkepunimit nderfqinjesor per eliminimin e problemeve qe ekzistojne.

Duke e ditur se Evropa nuk pranon shtete bdquote semura per shkak te ketyre problemeve duke e ditur se Ballkani eshte regjion me probleme jashtezakonisht serioze atehere ne duhet te merremi me keto probleme sepse rruga per ne BE do te jete e gjate dhe e veshtire. Kushti qe i ka vene Merkeli Serbise se pa normalizuar marredheniet me Kosoven nuk do te kete rruge te hapur per ne BE dhe kushti qe i vihet Kosoves se pa zgjidhur problemin e Veriu nuk mund te ecet perpara tregojne qarte se po rreshqasim drejt kushtezimeve te reja. Kosova tregohet jo e drejte me Presheven dhe Buhanocin. Konventa nderkombetare per pakicat kombetare i jep te drejte shtetit ame me u marre me zgjidhjen e problemeve te tyre. Shtet ame per ta eshte Kosova jo vetem thjesht per aresye historike e gjeografike por per shkak se e tille eshte e verteta njesoj sic eshte shtet ame per krejt shqipgtaret Shqiperia. Ne kete rast i bie Kosoves me e perfaqesue drejt interesin e tyre dhe me qene opsionale.

Dihet se opsioni i pare i Serbise eshte ndarja e brendshme e Kosoves duke i dhene autonomine territoriale e politike serbeve ne Veri. Opsioni i dyte eshte vete ndarja e territorit deri ne Iber qe eshte nje opsion i rrezikshem. Opsioni i trete eshte defunksionalizimi i plote i Republikes se Kosoves duke i njohur nje bashkim te mundshem me Shqiperine. Krejt keto tregojne se ne kete situate nese deshirojme me i dhane zgjidhje pozitive nuk humbim. Ne humbim nese vazhdojme te jemi peng te kushteve dhe kritereve.

Mendoj se ka ardhur koha qe ne Tirane dhe Prishtine me u ba me pragmatike dhe me i dhane mundesi tavolines se bisedimeve jo per dialogje tenike qe nuk funksionojne sepse ne radhe te pare me Serbine kemi probleme politike madje me ndjeshmeri te madhe. Kemi problemin e te pagjeturve probleme te dhimbshme dhe plage te luftes. Atehere te fillojme nga ridefinimi i kufijve dhe pastaj te hyjme ne temat e tjera qe duhet ti zgjidhim.

Propozimi im eshte opsional dhe une besoj ne kete propozim te cilin duhet me e shtye deri ne fund. Duhet te zhvillojme bisedime dhe te gjejme rruge alternative per me e zbatue edhe me mire Pakon e Ahtisarit dhe aq me teper me mbrojte te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves qe vazhdojne te jetojne nen nje autoritet shteteror qe nuk e njohin ose e njohin ne menyre indirekte por nuk e ndjejne se jane pjese e tij.

A ka mundur Qeveria e Kosoves prej 25 korrikut te perballoje krizen nepermjet veprimeve institucionale
Ana pozitive e ketij veprimi politik ishte aktivizimi i mekanizmave represive te shtetit per te vendosur sundimin e ligjit. Policia e Kosoves si institucion i shtetit ka marre per detyre te vendose rregullin rendin dhe me pengue apo me dale perballe krimit te organizuar korrupsionit
dhe kontrabandes qe fatkeqesisht aty kane vazhdue prej 11 vitesh. Ne kete menyre eshte realizue jo veten efekti politik por edhe interesi i Kosoves. Ne ckuptim
Arritja per vendosjen e kontrollit te plote ne kufi ne bashkepunim me NATO-n ka ndale cdo lloj kontrabande dhe kalim ilegal te mallrave. Reciprociteti ekonomik ka tregue qarte se Kosova mund te sillet si shtet dhe mund te marre masa per interesin e vet.

Ana negative e ketij projekti eshte se nuk u arrit qe te cohet deri ne fund interesi i Kosoves persa i perket mbrojtjes se vendit ne kuptimin e veprimit institucional qe perfshin arrestimin e krimineleve te njohur per shtetin per policine e qe prej 11 vitesh kane shantazuar dhe vazhdojne te shantazhojne. Tash ata jane organizatore te barrikadave financues te njerezve gjer edhe te femijve e grave qe rrine si barrikada te gjalla. Kjo per mua eshte me e rrezikshmja sepse barrikada me rere dhe drure nund te hiqen lehte por barrikadat me njerez jane shume te ndieshme.

Duhet te tregohemi shume te kujdesshem qe ata njerez ti kthehen normalitetit e normalitetit ata mund ti kthehen neqoftese organizatoret e financuesit te largohen prej Kosoves dhe te shkojne aty ku e kane vendin. Ose Serbia duhet te merret me ta ose ne duhet ti cojme perpara ligjit. Mirepo kjo nuk po ndodh.

Tjeter e mire e veprimit te Qeverise eshte theksimi i unitetit me BE dhe shpresojme shume qe koordinimi midis Qeverise dhe BE te jete ne vecanti me funnksional sepse ai i ka munguar me 25 korrik.

Kjo mund te thuhet edhe per ceshtjen e menexhimit te integruar te kufirit
Menexhimi i integruar i kufijvesipas legjislsacionit dhe strategjise se miratuar eshte pjese e standarteve te BE dhe vlen per te gjitha shtetet qe aspirojne integrimin evropian. Menexhimi i perbashket i kufijve eshte i papranueshem si ide dhe mendoj se ka vdeke qe diten qe esahte plasue sepse qendra politike nga ka ardhe u zbulua shpejt. Ka qene Presidenti Tadic i cili ka dale nepermjet ndermjetesit nderkombetar Kuper per me afrue kete proces.

Per mua dialogu teknik eshte humbje kohe. Pervoja jone neqoftese duam te jemi pragmatike e pozitive ne cdolloj bisedimesh me Serbine ka treguar se ka deshtuar cdo iniciative per ti dhene mundesine normalizimit te marredhenieve. Historia e marredhenieve me te qe nga Marreveshja e Rambujese deshmon se ajo nuk zbaton asnje marreveshje as Rezoluten 1244 as Pakon e Ahtisarit as Protokollin per kthimin e refugjateve dhe te zhvendosurve as Marreveshjen per te zhdukurit. Ajo ska per me respektue as marreveshjet per telekomunikacion a per diplomat me fjale te tjera kurrgja sepse qasja e Serbise eshte e njohur historikisht. Ajo vepron per te blere kohe per te shtyre proceset qe i interesojne asaj.

Interesi i Serbise eshte qe Kosova te mbetet problem i ngrime dhe i hapur deri ne nje proces integrimi ne BE dhe mandej me u sjelle se de facto Kosova eshte pjese e Serbise ndersa ne Bruksel Kosova nuk eshte pjese e Serbise. Kjo qasje dualiste me prirjen qe faktori nderkombetar te lexoje se ekzistojne dy Kosova-nje e Serbise dhe nje e shqiptareve nuk mund te tolerohet.

Serbia nuk eshte duke treguar fryme bashkepunimi dhe dialogu i tanishem i duhet asaj per ta cuar Kosoven ne dialog politik per serbet ne Veri. Ajo nuk flet me per serbet ne jug nuk flet per serbet ne Gracanice nuk flet per kishat ortodokse. Ajo eshte e fokusueme te fitoje territor. Asaj nuk i interesojne qytetaret serbe te Kosoves asaj po i intereson territori i Kosoves. Ne fazen e pare kerkon te hedhe ne dore ne cfaredo forme 17 te territorit te Kosoves sepse aq perben veriu i saj me 60.000 banore. Pas fazes se pare ajo do te ngreje problemin e kishave te trashegimise kulturore historike dhe fetare. Ky eshte plani B qe synon zbatimin e parimit te eksterritorialitetit ne Kosove krijimin e korridoreve territoriale lidhjen nemes te serbeve gje qe e sakaton Kosoven ne kuptimin institucional.

Duke i ditur te gjitha keto zhvillime eshte mire qe pa vendose parime te shendosha nuk mund te kete dialog politik me Serbine. Problemet teknike dhe qasjet teknike nuk i japin zgjidhje Kosoves.

Ne kuadrin e perpjekjeve qe ben Beogradi per zhvleresimin e pavaresise se Kosoves shfaqet edhe veprimtaria e Rusise. Si do ta komentonit ju gatishmerine e fundit te saj per ti dhene nenshtetesine ruse serbeve te veriut
Ne cdo pjese te vendit ka zhvillime kontradiktore ka njerez qe kerkojne nenshtetesi ruse te tjere qe kerkojne nenshtetesi serbe ka edhe njerez qe kerkojne nenshtetesi te Kosoves.

E verteta eshte se midis Federates Ruse dhe Republikes se Serbise ekziston nje marreveshje e vecante ne kuadrin e bashkepunimit ushtarak dhe baza ushtarake afer Nishit natyrisht eshte ne funksion te ketyre tensioneve. Meqe shqiptaret jane proamerikane dhe amerikanet jane ata qe kane ndihmuar BE tash serbet per inat te shqiptareve kerkojne dere tjeter prandaj po degjojme per nje iniciative te cuditshme vec duhet te kujtojme se Federata Ruse ne rastin e Kosoves ka qene gjithmone aktive ne Grupin e Kontaktit dhe jo per pak vite.

Po ashtu ruaj te drejten te them se Federata Ruse deri ne shpalljen e Deklarates se koordinuar per pavaresine e Kosoves ka qene e interesuar per zgjidhjen e problemeve te saj ka votuar rekomandimet e Grupit te Kontaktit dhe ne kohen e bisedimeve ne Vjene mund te them me qasje pozitive. Ridefinimi i qendrimit te Federates Ruse ka ndodhur pas takimit te Zotit Putin si president i atehershem me Presidentin Tadic ne Sant-Peterburg. Ne politiken e jashtme te Rusise pati ndryshime dhe kjo u reflektua me veton e saj ne Keshillin e Sigurimit. Pasojat e ketij vendimi jane te pranishme. Ajo vazhdon te mbeshtese politiken e jashtme te Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›