E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedohet oficeri i policise gjyqesore

Denoncohet ne polici dhe Prokurorine e Vlores, nje oficer i policise gjyqesore te Gjirokastres. Akuzuesit jane nje qytetar i thjeshte vlonjat dhe nje nga uniformat blu te salles operative te Drejtorise se Policise.

Mesohet se oficeri i policise gjyqesore Gjirokaster, Bujar Madani, ka shkaterruar pronen e qytetarit Ali Dauti, duke shqyer murin nga pjesa jugore, rrjetin elektrik, hidraulik.

I ndodhur para ketij fakti, Ali Dauti se bashku me nje punetorin e tij, Ujkan Elezi, ne mengjes kane lajmeruar sallen operative, prane Drejtorise se Policise, Vlore. Sipas denoncuesit, teksa pritej te mberrinte policia, Bujar Madani ka hyre ne banesen e tij me pistolete ne dore dhe e ka kercenuar me fjalet “Do t’ju vras, do t’ju zhduk” dhe me fundin e pistoletes ka qelluar ne koke shtetasin Ali Dauti dhe punetorin e tij, Ujkan Elezi.

I lenduari eshte shtruar ne spital me fraktura te renda ne koke dhe aktualisht ndodhet ne repartin e kirurgjise ku dhe u eshte nenshtruar ekzaminimeve dhe kurave te nevojshme. Pas ketij fakti, Prokuroria dhe Policia e Vlores kane regjistruar ceshtjen penale ne ngarkim te kolegut te tyre me detyre prane Prokurorise Gjirokaster, lidhur me dyshimet per kryerjen e vepres penale te “dhunimit, shkaterrimit te prones, kanosjes dhe rrahjes se qytetareve, duke shperdoruar detyren.

Por keto nuk jane akuzat e vetme per te cilat eshte denoncuar Madani. Burime te sigurta prane policise Vlore pohojne se oficeri Madani ka share me fjale fyese punonjesin e salles operative, Kastriot Limushi. Ky i fundit ka depozituar kallezim penal ne Prokurorine e Vlores ndaj oficerit Madani. Fakti konfirmohet nga organi i akuzes dhe mesohet se tashme eshte regjistruar ceshtja penale me akuzen “fyerje per shkak te detyres ndaj punonjesve te policise”.


Oficeret e policise dhe Prokurorise Vlore kane marre ne pyetje kolegun e tyre. Nderkohe, mesohet se eshte leshuar vendim per kryerjen e nje ekspertimi mjekoligjor per te percaktuar shkallen e goditjeve ndaj qytetarit Ali Dauti. Paralelisht me kete hetim eshte lajmeruar dhe shefin e SHKB–se, Arsen Zekaj, i cili pohon se: ”Jam njoftuar per kete ngjarje te kolegut tone dhe po veprojme, lidhur me kete kemi lajmeruar dhe koleget tane te Gjirokastres ku ai vepron si oficer”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›