E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Process 2012", ekspozitë e studentëve të modës

Mbetjet, të cilat nga secili prej nesh mund të duken të padobishme janë shndërruar në vepra të ndryshme arti. Këtë e ka sjellë fantazia dhe kreativiteti i studentëve të vitit të dytë dhe të tretë e atelierit te Tekstilit dhe Modës, nga Universiteti i Arteve të bukura.
 

Pedagogu i këtij Universiteti, Genc Përmeti, u shpreh se në ekspoziten "Procces 2012",studentët janë afirmuar më tej, duke hedhur në praktikë punë gati një vjecare.
 

Letra, qese, xhama, tela kanë marë forma nga më të bukurat, duke mbushur këtë ekspozitë me një larmi ilustrimesh si këpuca që sjell Gloria, apo letra bixhozi me veshje kombëtare që sjell Marigleni.
 

Tema për këta studentë ka qene kryesisht e lire, duke i lënë rrugë fantazisë tyre gjithmonë duke u bazuar tek arti. Punimet e studentëve të vitit të tretë janë përqëndruar më tepër në artin Barok. Këto punime kanë qenë pjesë e procesit mësimor dhe do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 4 qershor.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›