E Martë, 3 Nëntor 2026

Prodhimet e fermës, fermerët mendojnë se si t’i marketojnë për ndjekësit, Flori jep një ide të veçantë

Pak ditë më parë, aktori Floria Agalliu hodhi një propozim në “Ferma VIP”. Mbiprodhimin që do kishin të qumështit ose nënprodukteve të tij ta jepnin për bamirësi tek familjet në nevojë, mendim ky që  u mbështet nga të gjithë fermerët e tjerë.

Ndërkohë që sot, teksa qëndronin në dhomën e gjumit Mariana së bashku me “dy fëmijët” e saj Florin dhe Ditean, kanë diskutuar për mënyrën se si ti marketojnë produktet e fermës tek ndjekësit e tyre.

Flori dhe Ditea, kanë dhënë mendimet e tyre, që mbështesnin njëri-tjetrin.

Pjesë nga diskutimi:

Ditea: I thash Valerit që ta kullonte dhe ta zjente qumështin dhe të shikojmë çfarë ti bëjmë. Më shumë mundësi do bëhet ajo kërkesa, shpresoj.

Flori: Ne ta kullojmë, ta zjejmë dhe ta hedhim nëpër shishe.

Ditea: Po u bë do ishte supër

Flori: Të bëjmë ca nga ato “hande made” me fjongo dhe spango

Ditea: Mund të bëjmë edhe me mbishkrim

Flori: Po, mund të bëjmë edhe reçel nëse kemi fruta. Luleshtryshet mund ti bëjmë një kavanoz reçeli/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›