E Diel, 1 Nëntor 2026

Produktet që ndihmojnë pagjumësinë

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 10:26

Buka, makaronat, orizi, sallata jeshile, lulelakra, qepa dhe djathërat e freskëta, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë dhe frutat e ëmbla, favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të qetësohet, ndërsa ushqimet që përmbajnë erëza kryesisht: piper të kuq, piper të zi, kripë me tepricë, madje dhe sallameritë, ushqimet e konservuara, pengojnë gjumin.

Janë me miliona njerëzit në të gjithë botën që vuajnë nga çrregullime të gjumit, që shtohen me ndryshimin e stinëve dhe në veçanti me afrimin e pranverës, duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. Sipas ekspertëve, ushqyerja është e lidhur ngushtë me gjumin: ka nga ata që përgjumen me vështirësi kur nuk kanë ngrënë, ose e kundërta kanë ngrënë më tepër se ç’duhet.

Ekspertët kanë stiluar një menu ideale të ushqimeve që duhen evituar, sidomos: çokollata, kakaoja, çaji dhe kafeja për shkak të pranisë në to të kafeinës, përveç pijeve alkoolike të forta që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në një zgjim jo të mirë në mëngjes. Për ekspertët, në darkë është e rëndësishme të shmangen ushqimet me tepricë sode, piper, hudhra dhe kripë, por edhe sallamrat. (femina)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›