Programi Një OKB, qeveria shqiptare i rrëmben suedezëve 2.9 milionë USD
Nga Blerina Ahmetaj
Tiranë, 26 Nëntor NOA- Qeveria e Suedisë do ti sigurojë mbështetje Shqipërisë duke kontribuar me 2,9 milionë dollarë përmes programit Një OKB.
Sot u nënshkrua një marrëveshje midis znj. Elisabeth Stam, e ngarkuara me punë e Ambasadës Suedeze në Shqipëri dhe Përfaqësueses së Përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Gülden Turkoz-Cosslett, në prezencë të Ministrit të Shtetit z. Genc Pollo.
Ne e vlerësojmë shumë kontributin e sotëm të qeverisë së Suedisë për Shqipërinë përmes programit Një OKB.
Programi Një OKB mbështet aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.
Iniciativa Një OKB e ka bërë Organizatën e Kombeve të Bashkuara një partner zhvillimi me te fokusuar që mbështet prioritetet kombëtare në mënyrë më të koordinuar dhe më eficente, tha Pollo në fjalën e tij.
Znj. Elisabeth Stam, e ngarkuara me Punë e Ambasadës Suedeze në Tiranë midis të tjerash vlerësoi rolin e Suedisë në reformat që po ndërmerr OKB dhe ky fond sipas saj e vërteton më së miri këtë.
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Gülden Turkoz-Cosslett theksoi se kontributi financiar i siguruar nga qeveria e Suedisë për programin Një OKB, mbështet prioritetet thelbësore te Zhvillimit në Shqipëri.
Shqipëria u përzgjodh, së bashku me shtatë vende të tjera, për të testuar një program mbarëbotëror të reformimit të OKB-së.
Programi Një OKB në Shqipëri u nënshkrua më 24 tetor 2007. Ai ka për qëllim të rrisë impaktin e OKB-së në pesë fusha kryesore: qeveri më transparente dhe më e përgjegjshme; pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse në politikat publike dhe vendimmarrje; akses më i gjerë dhe më i paanshëm në shërbimet e nevojës së parë, zhvillim rajonal për të reduktuar pabarazitë dhe zhvillim i qëndrueshëm mjedisor.
Aktualisht po zbatohen shtatë programe të përbashkëta.
b.a/NOA \n This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it